Zgjidhni shkollën “Udha e shkronjave”, një shkollë e shkëlqyer ndërkombëtare e Kembrixhit

schedule10:23 - 13 Shtator, 2021

schedule 10:23 - 13 Shtator, 2021

Prindërit janë në ditët e fundit të zgjedhjes së shkollës.

Në Tiranë janë rreth 40 shkolla private. Shumica janë me programe shtetërore dhe vetëm 6-7 prej tyre janë të mirëfillta ndërkombëtare. Në këtë grup të vogël të shkollave ndërkombëtare hyn edhe shkolla “Udha e shkronjave”, e cila ndryshe nga shkollat e huaja ndërkombëtare ka një përvojë të shkëlqyer me arsimin kombëtar shqiptar, që i lejon asaj mjete të fuqishme realizimi të cilësisë ndërkombëtare.

“Udha e shkronjave” është një shkollë ndërkombëtare e Kembrixhit, e licensuar në vitin 2012 nga Cambridge Assessment International Education, departament i Universitetit të Kembrixhit dhe lider botëror në ofrimin e programeve dhe kualifikimeve mësimore për moshat 5-19 vjeç.

Ajo ofron mësim në 4 cikle mësimore me programe ndërkombëtare Cambridge Primary (moshat 5-11 vjeç, ose klasat 0 deri në 5) , Cambridge Lower Secondary (klasat 6, 7, 8), Cambrige IGCSE (klasat 9, 10) dhe Cambridge A Level (klasat 11, 12 dhe/ose 13).

“Udha e shkronjave” është organizatore e Olimpiadës Kombëtare që nga viti 2000. Mbi 10 000 nxënës kanë marrë pjesë në olimpiadat e saj në 21 vjet. Olimpiada organizohet për disa drejtime: matematikë, shkencë, gjuhë shqipe dhe kompetencë globale.

Sivjet, “Udha e shkronjave” regjistron nxënës nga parashkollori deri në vitin 10, ose vitin e parë të shkollës së mesme.

Kujtojmë prindërit që mesatarja e nxënësve për klasë në shkollën tonë është 6 nxënës dhe kjo është mirë jo vetëm për cilësinë mësimore por edhe për mbrojtjen nga infeksioni. Vjet ne patëm infeksionin më të ulët në staf dhe në komunitet. Në staf e patëm 25% dhe në komunitet 40% nga 60% që llogaritej ky infeksion në prill 2021.

Vizioni i saj për nxënësit është t’i bëjë të aftë për veten dhe të dobishëm për shoqërinë, të shkëlqyer dhe njëkohësisht të kenë një jetë të bukur e të gëzuar shkollore, të kenë kulturë e vetëdije kombëtare dhe po ashtu kulturë dhe vetëdije globale, të jenë të aftë të kapin universitetet më të mira në botë, përmes shkëlqimit të provuar në programe ndërkombëtare me reputacion të lartë botëror.

Për sa i përket menaxhimit e drejtimit të shkollës, “Udha e shkronjave” u themelua në vitin 1997 nga Artur Shkurti dhe Mirela Shkurti. Që prej asaj kohe shkolla është në pronësi të plotë të tyre dhe në drejtimin e tyre profesional. Artur Shkurti ka mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 1990 për cikël të ulët me mesatare provimesh 9.8 dhe Mirela Shkurti ka mbaruar për biologji kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës me mesatare 9.5. Arritjet e tyre individuale në shkollë u bënë premisë për një profesionalizëm të lartë që u vërtetua edhe gjatë viteve të punës në shkollën “Udha e shkronjave”.

Në nëntor 2019, Kembrixhi udhëhoqi procesin e vetëvlerësimit të shkollës “Udha e shkronjave” ku prindërit, mësuesit dhe nxënësit u shprehën për cilësinë e shkollës në pesë fusha standardesh të Kembrixhit për shkollën dhe fusha më e vlerësuar nga komuniteti ishte “Menaxhimi dhe lidershipi”, që për 25 vjet është ai i themeluesve të shkollës. Si fushë e dytë më e vlerësuar ka qenë Vizioni dhe vlerat.

Arritjet e shkollës “Udha e shkronjave” janë shumë të mëdha si në drejtim të cilësisë mësimore, e provuar kjo me rezultatet e larta në provimet dhe certifikimet ndërkombëtare të Kembrixhit, por edhe me pranimet në universitetet e toplistës botërore, por edhe në cilësitë pozitive të personalitetit të nxënësve. Ajo arrin t’u falë nxënësve një jetë të bukur shkollore të mbushur plot me ngjarje të vogla e të mëdha të bukura e kuptimplote.

Nëse marrin rezultatet e sivjetme, veçojmë
Në certifikimet ndërkombëtare Cambridge IGCSE në 35 provime të dhëna nga nxënësit: një në 3 nota ishte A*, 40% e tyre ishin A* dhe A dhe 64% ishin A*, A dhe B (ku B mund të quhet 9). 75% e nxënësve e morën një vlerësim A*.

E një vlere të jashtëzakonshme është fakti që 4 nxënës të shkollës “Udha e shkronjave” kanë marrë brenda një viti dëftesën Cambridge ICE me kushtet më të rënda në botë, sepse duhet të jenë në dëftesë 7 lëndë IGCSE, provimet për të cilat jepen ndërkombëtarisht dhe korrigjohen nga vetë Cambridge Assessment International Education. Tri nga këto dëftesa janë marrë me vlerësimin e përgjithshëm “Shkëlqyeshëm” (që do të thotë se 5 nga 7 lëndë janë me vlerësimin A* ose A) dhe një është marrë me vlerësimin “Me meritë”.

Deri tani janë mbi 10 programe lëndore IGCSE ku nxënësit “Udha e shkronjave” kanë marrë rezultate të larta dhe 3 lëndë A Level, po me rezultate shumë të larta, ku spikat matematika.

Kemi patur aplikime të suksesshme (pranime) nga nxënësit tanë me kohë të plotë ose të pjesshme në universitetet e toplistës botërore: MIT, Universiteti i Torontos, Universiteti Duke, Universiteti Kings’ College, Universiteti i Sidneit, Universiteti Teknik i Mynihut etj.

Niveli i bursave që kanë marrë nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” deri tani e kalon shumën 300 000 euro, diçka që nuk e kemi arkëtuar me pagesat e shkollës në të mesmen, deri tani, pra disafish më shumë se investimi që nxënësit kanë bërë tek ne.

Nxënësit kryejnë testime ndërkombëtare duke filluar që nga klasa e dytë fillore dhe rezultatet janë ndjeshëm më lart se mesatarja globale.

Një nxënës i fillores që 5 vjeç mëson 10 programe të Kembrixhit: anglisht, matematikë, shkencë, teknologji të informacionit dhe të komunikimit, Global Perspectives, art-dizajn, muzikë dhe edukim fizik.

E natyrshme është pyetja “Po në testimet kombëtare si dalin nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave”. Ne po marrim statistikat e sivjetme. Dy janë testimet kombëtare që mund të shërbejnë si referencë për prindin: provimet e lirimit, ku nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” patën mesataren më të lartë ndër shkolla atë 9.4 (ku anglishtja ishte 9.9, gjuha shqipe 9.5 dhe matematika 8.9). Një testim tjetër kombëtar me vlerë reference është ai i klasave të pesta që bëhet në tri lëndë matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri natyre. Mesatarja e pikëve të marra nga klasa jonë e pestë ishte 50 nga 60 që është shumë lartë.

Mjediset e shkollës janë të përshtatshme për të realizuar të gjitha objektivat e programit. Duhet të kujtojmë që “Udha e shkronjave” i shfrytëzon këto mjedise në masën 50% të kapacitetit që do të thotë se nxënësit lëvizin më të lirshëm dhe janë në një mjedis shumë të qetë dhe kanë më vete kabinetet e kompjuterit, fushën sportive, një palestër të vogël për elementet e gjimnastikës, një sallë pingpongu, në mjedis për veprimtaritë e shkollës, një kabinet të shkencave natyrore dhe një kabinet të kompjuterit.

Raporti staf mësimor nxënës është më i vogli në Tiranë. Kemi 1 mësues për 3.5 nxënës, që është raport i shkëlqyer jo në Shqipëri por edhe në Evropë e në botë që garanton një cilësi të lartë mësimore.

Raportet që prodhohen për prindërit janë të shumta si nga mësuesi, nga drejtoria ashtu edhe raportet që ofron Cambridge Assessment International Education.

Përfshirja e komunitetit në objektivat e shkollës është ndër më të mirat në Tiranë. Prindërit komunikojnë dhe bashkëpunojnë shumë mirë me drejtorinë dhe stafin drejtues.

Sjellja e nxënësve është e shkëlqyer. Kënaqësia e nxënësve me shkollën “Udha e shkronjave” është vlerësuar nga Kembrixhi si e një niveli të lartë në komunitetin e shkollave ndërkombëtare të Kembrixhit, matur kjo në nëntor 2019 si pjesë e procesit të vetëvlerësimit të shkollës, raport që u është komunikuar prindërve.

“Udha e shkronjave” është edhe pjesë e krenarisë kombëtare në arsim. Ajo në vitet 2016-2018 ka qenë në grupin e vogël të shkollave në botë që pilotuan programin flamurmbajtës të Kembrixhit Global Perspectives. U caktuan vetëm 25 shkolla pilot në botë dhe vetëm 5 në Europë. Një nga këto 5 shkolla pilot ishte shkolla “Udha e shkronjave” (kujtojmë që janë mbi 750 shkolla të Kembrixhit në Europë). Kështu “Udha e shkronjave” është ndër 5 shkollat e para në Europë që kanë zbatuar programin e shekullit 21 që quhet Cambridge Global Perspectives që tani është thuajse në çdo shkollë të Kembrixhit në botë dhe kryhet nga 5 vjeç deri në 19 vjeç.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni këtë interevistë të realizuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” drejtuar nga gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri, si më poshtë:

Në faqen www.udhaeshkronjave.com do të gjeni një informacion shumë të bollshëm në çdo këndvështrim për shkollën “Udha e shkronjave”.

Artikull promovues i drejtorisë së shkollës “Udha e shkronjave” për prindërit që duan të zgjedhin një shkollë për fëmijët e tyre në shkollë 9-vjeçare apo të mesme