Zgjidhja speciale e parukjeres nga Irlanda, karrige me xham për t’u mbrojtur nga koronavirusi

schedule16:36 - 18 Maj, 2020

schedule 16:36 - 18 Maj, 2020

Koronavirusi ndryshoi mënyrën e jetesës në të gjithë botën. Paryukeritë janë një ndër vendet qëe së fundmi kanë pasur mundësi të rinisin punën e tyre pas një bllokimi prej ditësh për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqisnin.  Një parukjere në Irlandë për të shmangur sa më shumë rrezikun nga infektimi me koronavirus ka gjetur një zgjidhje interesante transmetojne mediat nderkombetare.

Jean Mcdonnell nga Irlanda krijoi një karrige inovative prej xhami për të kufizuar kontaktet gjatë vizitave për rregullimin e flokëve. Ajo vendosi një “mur xhami” rreth një karrigeje normale, ndërkaq hapi pjesën e pasme, e cila lejon floktarët të rregullojnë flokët e klientëve.

Jean e prezantoi këtë karrige tek Kryeministri irlandez, Leo Varadkar dhe tek Zyrtari Kryesor i Mjekësisë, Tony Holahan, me shpresën se do të lejonte parukierët të hapin dyqanet e tyre para 20 korrikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!