“Zgjidhja përfundimtare e komplikuar”, Krisafi: Garancia e sigurisë për Kievin, në pikëpyetje. Më shumë duket teorike!

schedule18:34 - 19 Gusht, 2025

schedule 18:34 - 19 Gusht, 2025

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi në një intervistë në “Tirana Live”, komentoi zhvillimet e fundit në politikën botërore, me fokus luftën në Ukrainë.

Gjatë intervistës theksoi se arritja e një zgjidhjeje përfundimtare është e ndërlikuar. Ndërsa nënvizoi se në Uashington u tregua një unitet mes liderëve të BE dhe presidentit amerikan.

“Ukraina ka pasur garanci edhe në 1994 por nuk hyri në punë. Përballë Ukrainës është një shtet bërthamor”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se zgjidhja përfundimtare e konfliktit duhet e komplikuar.

“Në 2022 Ukraina u sulmua dhe kush jep garanci që nuk do të ndodhë e njëjta gjë edhe pas disa muajsh apo vite? Donald Trump mendon që fjala e tij është garanci? Por nuk është kjo mënyra…Amerikanët gjithmonë kanë shkuar me idenë që për Rusinë është çështje jetike, për evropianët është e rëndësishme. Për amerikanët nuk është çështje as e rëndësishme dhe as jetike. Pra Evropa është ajo që supozohet të marrë përsipër që forcat ushtarake të jenë në truallin e Ukrainës. Por Evropa nuk ka kaq shumë ushtarë sa t’i heqë dhe t’i çojë në Ukrainë , pra kjo pjesë e garancive, më duket pak jo shumë e rëndësishme. Por evropianët duket sikur janë pak më të shqetësuar. Nga Donald Trump më duket si nxitim për të mbyllur luftën, por për garancinë, nuk besoj se funksionojnë me shtete si Rusia”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!