Një galeri arti në Paris është frymëzuar nga traditat e Kinës së lashtë për të ndihmuar në ruajtjen e distancës sociale mes qytetarëve, duke iu ofruar disa kapele me zgjatime.
Kapelet shumëngjyrëshe me zgjatime u krijuan për të mbajtur një distancë me një metër, dhe krijuesi u frymëzua nga dinastia Song, që përdoreshin nga zyrtarët për të mbajtur një largësi të konsiderueshme mes tyre.
“Aso kohe, këto kapele përdoreshin për të ndaluar zyrtarët publikë të pëshpëritnin. Kapelet janë krijuar për të na mbrojtur nga COVID-19,” tha Dominique Pouzol për Reuters , i cili projektoi kapelet për galerinë 59 Rivoli. /abcnews.al