Zgjidhja e ngërçit bullgar për integrimin, Von der Leyen: KE, gati të nisë procesin e shqyrtimit për Shqipërinë e RMV-në

schedule13:44 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:44 - 1 Korrik, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian ka bërë të ditur se ka zhvilluar pasditen e së premtes një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Ursula von der Leyen thotë se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me ndihmën e Francës, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje e cila merr parasysh interesat dhe shqetësimet e palëve.

Më tej, von der Leyen shton se KE është gati të fillojë procesin e shqyrtimit për RMVA dhe Shqipërinë, hapi tjetër në rrugën e tyre evropiane.

“Pata një telefonatë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski. Mora lajmin që RMV dhe Bullgaria, me ndihmën e Francës, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje janë afër një marrëveshjeje e cila merr parasysh interesat dhe shqetësimet e palëve. KE është gati të fillojë procesin e shqyrtimit për RMVA dhe Shqipërinë, hapi tjetër në rrugën e tyre evropiane.”  /abcnews.al/

URSULA VON DER LEYEN NË TWITTER

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!