Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në transfertën e Villareal, ku të besuarit e Koeman triumfuan me rezultatin 1-2. Ishte Antoine Griezmann heroi për katalanasit falë dy-golëshit të tij dhe tashmë ata e shikojnë vete më afër me vendin e parë se kurrë. Për këtë fakt edhe sulmuesi francez është shumë i lumtur si dhe thekson se ata e kanë gjithçka në dorën e tyre për t’u shpallur kampionë.
“Të gjithë duan ta fitojnë La Ligan. Janë katër skuadra që po luftojnë dhe po japin maksimumin. Nuk do të jetë aspak e lehtë deri në fund, por ne e kemi ekipin për të arritur këtë qëllim. Favoritët për titullin janë gjithmonë ata që janë në krye të tabelës.
Atletico po kalon një sezon të pabesueshëm dhe ne po bëjmë më të mirën tonë që në fund të jemi ne kampionët. Gjithçka është në dorën tonë. Ne thjesht duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura”, deklaron francezi.
Roli im? Unë po përpiqem të futem në mes të qendërmbrojtësave dhe të krijoj më shumë hapësirë për shokët e mi të skuadrës. Nuk është pozicioni im, por është një nder të luash për Barcelonën, me këta shokë të ekipit dhe të bëj më të mirën time, disa herë me gola dhe disa herë me asiste”, përfundon Griezmann. /abcnews.al