Zgjidhet Papa i ri/ Presidenti Begaj uron Leoni XIV: I uroj udhëzim hyjnor në përmbushjen e misionit të tij të shenjtë

schedule19:54 - 8 Maj, 2025

schedule 19:54 - 8 Maj, 2025

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV. Me anë të një postimi në rrjete sociale presidenti ka uruar gjithashtu të gjithë besimtarë katolikë dhe katolikët në të gjithë botën për zgjedhjen e Papës së ri.

“Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën për zgjedhjen e Papës së ri! Jam i bindur se Shenjtëria e Tij, Papa Leo XIV, do t’ia kushtojë forcën dhe autoritetin e tij moral kauzës fisnike të promovimit të bashkëjetesës paqësore midis të gjitha besimeve. Në emër të popullit shqiptar, i uroj Papës Leo XIV udhëzim hyjnor në përmbushjen e misionit të tij të shenjtë!”, ka shkruar Begaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!