Zgjidhet ngërçi politik në Itali

schedule16:56 - 20 Maj, 2018

schedule 16:56 - 20 Maj, 2018

 “Kemi përmbyllur marrëveshjen për kryeministrin dhe ekipin e ministrave”.

Kështu është shprehur lideri I Lega Nord në Itali, Matteo Salvini, pas takimit në Romë me shefin politik të Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio.

“Besojmë se do të thirremi sa më parë nga presidenca dhe shpresoj që të mos bllokohet ndonjë zgjedhje që përfaqëson vullnetin e maxhorancës së italianëve”, u shpreh ai duke mos bërë publik emrin e kryeministrit të ri. Në këtë mënyrë duket se ka përfunduar dhe ngërçi politik që ishte krijuar në Itali, vend i cili nuk ka krijuar ende një qeveri që prej zgjedhjeve të 4 marsit.

Ndërkohë, të hënën drejtuesit e Lega Nord dhe Lëvizjes 5 Yjet do të takohen me presidentin Mattarella ku dhe do të prezantojnë ekzekutivin e ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!