Zgjidhet ngërçi i Komisioneve Parlamentar, Kryesia: Mbledhje fizikisht me tampon ose vaksinë

schedule10:38 - 4 Tetor, 2021

schedule 10:38 - 4 Tetor, 2021

Konferenca e kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit ka marrë vendimin që mbledhje e komisioneve Parlamentare të mblidhen fizikisht por me të pranishmit do të jenë të detyruar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

Kujtojmë se fillimisht Komisionet Parlamentar ishte miratuar q ëtë mblidheshin vetëm online, ndërsa tashmë mbledhjet do të jenë fizikisht në salla të mëdha të Kuvendit por ekziston mundësia që mbledhjet të bëhen edhe online me ndihmën e teknologjisë. Ishte opozita që kundërshtoi në Kuvend mbledhjen online të Komisioneve.

Ndërkohë pas debateve të shumta kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi  zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare fizikisht, dhe jo online duke paraqitur certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes.

Njoftimi:  

I. Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit certifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.

II. Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!