Zgjidhet kreu i ri i boksit shqiptar, Kalivopulli fiton mandantin e dytë

schedule15:39 - 4 Korrik, 2020

schedule 15:39 - 4 Korrik, 2020

Zgjidhet kreu i ri i boksit shqiptar. Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Boksit (FSHB) dhe në këtë post është (ri)zgjedhur Florend Kalivopulli.

Ky i fundit triumfoi përballë Jonid Nanos dhe konfirmohet në pozicionin që e mban prej gushtit të vitit 2015. 15 anëtarë të Asamblesë Zgjedhore të FSHB votuan për presidentin e ri dhe Kalivopulli fitoi me rezultatin 10 me 5, duke siguruar një tjetër mandat 4-vjeçar.

Kalivopulli është një njohës i mirë i këtij sporti dhe kontribuon prej vitit 1996 për rritjen e boksit shqiptar. Zhvillimi i boksit te brezat e rinj dhe masivizimi i këtij sporti, është objektivi i madh i tij në mandatin e dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!