Zgjerohet rruga Elbasan-Qafë Thanë/ Devijohet trafiku në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës

schedule11:47 - 24 Maj, 2024

schedule 11:47 - 24 Maj, 2024

Për shkak të punimeve në aksin Elbasan-Qafë Thanë duke nisur nga e premtja do të bllokohet.

ARRSH bën të ditur se devijimi i trafikut do të kryhet në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan-Librazhd, duke filluar nga kilometri i parë në dalje të fshatit Fushë-Labinot deri në km 5 në afërsi të stacionit të trenit në Mirakë duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier për të shmangur aksidentet./abcnews.al