VLORË– Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Kontrollet në Vlorë janë kryer me urdhër të SPAK.
Janë lëshuar mbi 7 urdhër arreste. Është zbuluar një grup kriminal që operon në Vlorë dhe gjithashtu është zbardhur një vrasje e ndodhur më parë. ABC News, mëson se ka urdhër arrest edhe për Flodian Plakun, (komunikuar në qeli). Flodian Plaku u arrestuar më herët për vrasjen e Gentian Bejtje në Larushkë.
Në telefonin e tij janë gjetur të dhëna shtesë për porosi vrasjes dhe ngjarje kriminale.
Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për Ervis Matodashajn.
/abcnews.al/


