Zgjerimi i superstradës Tiranë Durrës/ Rama: Do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve

schedule08:18 - 2 Prill, 2025

schedule 08:18 - 2 Prill, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve për zgjerimin e superstradës që lidh Tiranën me Durrësin.

Shefi i qeverisë thekson se falë ndërhyrjes dhe zgjerimit të korsive, kjo nyje rrugore po kthehet në një autostradë të kategorisë A.

Ky investim shton Rama do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks si dhe do t’i japë Tiranës një hyrje më dinjitoze.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!