Qeveria greke po shpejton procedurat për një marrëveshje për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, duke vazhduar kundërsulmin diplomatik që ka çuar tashmë në krijimin e zonave detare të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin. Media greke bën me dije se ministri i Jashtëm Nikos Dendias pritet që së shpejti të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, por akoma nuk ka një datë të përcaktuar në lidhje me këtë.
Në kuadër të zhvillimeve të fundit në lidhje me marrëveshjen për kufirin detar, Dendias pritet që udhëtojë të premten drejt New York, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.
Ndërkohë në lidhje me debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministrat dhe Ministri i Jashtëm grek informuan delegacionin kombëtar se plani i Athinës është të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare: shënjimi në pritje i zonave detare.
Gjithashtu në artikull thuhet se ministri Dendias, në një bisedë telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin Rama ka theksuar se është e rëndësishme rinisja e bisedimeve sa më shpejt, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon, për të zgjidhur çështjen e zonave detare mes dy vendeve, duke theksuar dhe reagimin pozitiv të ministrit të Jashtëm shqiptar, pas njoftimt paraprak të Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje.
Ndërkohë theksohet se shtyrja e bisedimeve mes Athinës dhe Tiranës ka ardhur për shkak të krizës greko-turke, dhe për shkak të marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, të cilat kishin përparësi në parlament.
Ndër të tjera theksohet se qëllimi i qeverisë greke nuk është të vonojë dialogun me Shqipërinë për çështjen e ZEE, duke synuar dy drejtime: Nga njëra anë, për të përfunduar konsultimet me Tiranën së shpejti dhe për të nënshkruar marrëveshjen përkatëse, në kontekstin e zgjidhjes që ka të të bëjë me të drejtat sovrane të Greqisë.
Ky është dhe një masazh për Ankaranë, pas provokimit të Turqisë, duke treguar se Athina po diskuton dhe po bën marrëveshje me vendet fqinje, bazuar në Konventën për Ligjin e Detit.
Gjithashtu në artikull theksohet se bazë e kësaj marrëveshje do të jetë ajo e arritur në vitin 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me zonat detare./abcnews.al