Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zgjerimi i BE sjell prosperitet”,Rama: Ballkani Perëndimor është aset dhe jo barrë

schedule16:17 - 18 Nëntor, 2025

schedule 16:17 - 18 Nëntor, 2025

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar sot se procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian mbetet një motor i rëndësishëm zhvillimi, duke sjellë përfitime të prekshme jo vetëm politike, por edhe ekonomike.

Ai u shpreh se ribashkimi europian “çliron dhe sjell prosperitet”, ndërsa nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një vlerë e shtuar për BE-në.

Sipas tij, anëtarët e rinj i japin Unionit treg më të madh, dinamizëm, inovacion dhe energji të re.

Rama theksoi se historikisht çdo zgjerim i unionit ka rezultuar pozitiv dhe kjo sipas tij është e provuar,.

“Ribashkimi çliron dhe sjell prosperitet. Po, zgjerimi nuk është vetëm politik por është dhe ekonomik. Anëtarët e rinj zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion dhe energji rinore, Ballkani Perëndimor nuk janë barrë aspak përkundrazi, ne sjellin burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri dhe asete për të ardhmen e BE dhe në fund sjellin një buzëqeshje në fytyrën shumë shpesh të zymtë të BE.

“Zgjerimi funksionon sa herë BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj përfitimet kanë tejkaluar frikën. Çdo herë ka ndodhur kjo.

Shifrat e tregojnë qartë. Faktet e ilustrojnë këtë gjë dhe nuk ka as dhe një arsye të vetme, që të besojmë se gjërat do jenë ndryshe tashmë, përkundrazi sa më shpejt të ndodhë aq më mirë do jetë për BE”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!