Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerimi i BE/ “Procesi i integrimit me ritme të larta”, Spiropali: Shqipëria nuk mund ta humbë këtë moment!

schedule20:27 - 24 Shtator, 2025

schedule 20:27 - 24 Shtator, 2025

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Europës, Elisa Spiropali në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë intervistës, Spiropali tha se për procesin e integrimit ‘nuk mund të ketë prapa ktheu’.

“Shqipëria nuk mund ta humbë këtë moment dhe BE e ka bërë të qartë që Shqipërinë jo vetëm e ka në pararojë të integrimit së bashku me Malin e Zi, por e ka një faktor besnik stabiliteti në rajonin tonë”, u shpreh ajo.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Flasim pak për procesin e integrimit, një pjesë e rëndësishme e axhendës tuaj si ministre e Europës. Një tjetër raund, tjetër kapitull që hapet, kjo mund të ndryshojë një moment, varet edhe nga situata gjeopolitike, arrihet një marrëveshje me Rusinë dhe mund t’i hapë asaj oreksin për ti thënë Europës stop mos u zgjeroni më shumë në Ballkan, sepse aty kemi interesat tona. Pra, është në një moment delikat edhe procesi i integrimit.

Ministrja Elisa Spiropali: Mundësia më pak e mundur besoj nga të tjerat është frenimi i procesit të zgjerimit sot, në BE. Është e qartë që jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë…

Sokol Balla: Unë citova kryeministrin që jo pak herë e ka thënë se duhet të falenderojmë Putin që zgjoi Europën.

Ministrja Elisa Spiropali: Europa është zgjuar arsye të tjera dhe sigurisht që kishte një lloj fjetje mbi dafina sa i takon çështjeve të sigurisë në Europë, se siguria e Europës ishte e garantuar për shumë kohë edhe nga SHBA dhe mund të themi që pati një zgjim si nga Putin ashtu edhe nga zgjedhjet në SHBA një zgjim i dyfishtë, por sa i takon procesit të zgjerimit nuk ka dyshim se nuk mund të ketë prapa kthehu për të gjitha këto arsye. Të gjitha valët e zgjerimit të BE kanë provuar që e kanë bërë Europën më të fortë më të begatë dhe më të sigurt. Kjo është sot besoj analiza e fundit që bëhet në BE Është një momentum që nuk duhet të humbet nga Shqipëria që për 11 muaj ka hapur 28 kapituj nga 33 dhe 5 grupkapituj nga 6. Shqipëria është vendi që po ecën me ritmin më të lartë sa i takon procesit të integrimit në kohën më të shkurtër. Shqipëria po përkthen vokacionin e vet kombëtar dhe historik për afrimin me Europën sot në një proces që mund të quhet edhe burokratik por nuk është sepse është një proces transformues për realitetin, institucionet, jo vetëm për qeverinë por të gjithë sektorët përfshi edhe institucionet e pavarura procesin tonë demokratik, median e gjithçka tjetër.. Çështjet e sigurisë kanë marrë një përparësi të madhe, padiskutim edhe për Ballkanin Perëndimor dhe duhet që i gjithë Ballkani Perëndimor pavarësisht vështirësive sidomos të viteve të fundit, duhet të integrohen secili sipas meritës padiskutim, por Shqipëria është në këtë pararojë dhe nuk mund ta humbë këtë tren. BE sa i takon marrëveshjeve me Putin apo për luftën e ka bërë të qartë që një marrëveshje që cënon sovranitetin apo integritetin territorial të Ukrainës por nuk përfshin krimet e luftës dhe nuk përfshin rindërtimin apo reparacionet nga Rusia nuk mund të jetë një marrëveshje e pranuar nga BE.

Sokol Balla: Po por për fat edhe President Trump sot mendon kështu por nuk dihet si mund ta mendojë nesër.

Ministrja Elisa Spiropali: Të gjitha këto pasiguri kanë bërë atë që thamë. Kanë zgjuar Europën për të qenë më e bashkuar për të qenë më e hapur për zgjerimin dhe për të qenë më e vendosur për çështje të sigurisë. Shikoni sot investimet në shumë vende të BE sa i takon sigurisë mund të jenë dyfish në raport me vitin 2022 kur lufta në Ukrainë nisi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!