Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar të mandatuarve politikë për reformën zgjedhore të mos largohen nga tryeza pa arritur më parë një marrëveshje konsensuale. Kur reforma zgjedhore po shkon drejtë finalizimit të saj, ndërkombëtarët kanë vendosur të jenë sërish garancia në tryezën politike për miratimin e një drafti konsensual. Katër të mandatuarit politik në tryezën e reformës, raportuan përpara diplomatëve të SHBA, BE, OSBE, ecurinë e reformës përfshirë edhe pikat ku palët ndahen dhe bashkohen mes tyre.
Burime të ABC NEËS nga takimi me dyer të mbyllura sqarojnë se ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshendetur dakordësinë e palëve për tu ulur në tryezë dhe ka inkurajuar aktorët politikë të shkojnë drejtë një marrëveshjeje konsensuale. Sipas të njëjtave burime, diplomatja amerikane ka theksuar se në këtë negociatë nuk do të ketë asnjë palë që fitoj 100 % nga kërkesat e saj e asnjë që humbet. Kim i ka kujtuar palëve se rekomandimet e ODIHR janë dyshemeja mbi të cilat palët nuk mund të bien, por falë vullnetit mund të shkojnë shumë më lart me propozimet e tyre.
Të mandaturit politikë në tryezën e reforëms zgjedhore kanë mbrojtur propozimet e tyre përpara ambasdorëve, ndërkohë që diplomatët kanë bërë pyetjet e tyre. Edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca inkurajoi palët të shkojnë drejtë një marrëveshjeje politike, por duke ju referuar propozimit të demokratëve për amnisti të gjyqtarëve të zgjedhjeve nga procesi i vettingut për ka kërkuar të bëhet kujdes për të mos cënuar në asnjë formë reformën zgjedhore.
Por qetësia e 2 muajve në tryezën e reformës nuk u reflektua në qëndrimet politike të aktorëve në përfundim të saj. Socialisti Damian Gjiknuri ftoi PD të heq dorë nga disa propozime dhe të jetë me këmbë në tokë.
Pasi e denoncuan te ndërkombëtarët marrëdhënien e Edi Ramës me vjedhjen e zgjedhjeve, Bylykbashi e Vasili i kujtuan PS se nuk do të mund të sillet si pronare e reformës.
Të premten e 6 marsit, palët do të ulen sërish mes tyre për të disktuar mbi çështjen e sistemit zgjedhor, një kërkesë të hershme të opozitës parlamentare. /abcnews.al