“Zgjedhorja”, Meta: Presidenti të mos këtë detyrime ndaj partive, propozoj të zgjidhet nga populli

schedule13:53 - 31 Maj, 2020

schedule 13:53 - 31 Maj, 2020

Referuar një lajmi të Bankës Botërore për rritjen e varfërisë dhe tkurrjen e shtresës së mesme në vend, Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se të gjithë presin që palët të arrijnë konsensus për reformën zgjedhore.

Ai shprehet se palët politikë duhet të mbajnë premtimet e tyre, dhe se nuk duhet të kenë frikë nga vota e lirë. Meta gjithashtu propozon që edhe Presidenti të zgjidhet nga populli.

“Për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës”, shkruan Meta në rrjetin social “facebbok”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3046934898686096