“Zgjedhorja”/ Mesazhi i qartë i Kim: Jo çdo kush do të marrë atë që do, mos zhgënjeni!

schedule18:44 - 29 Maj, 2020

schedule 18:44 - 29 Maj, 2020

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në rrjetin social “Twitter” ka reaguar sërish për Reformën Zgjedhore. Kim i bën thirrje palëve politike që t’i qëndrojnë marrëveshjes dhe të rifitojnë kohën e humbur për të arritur marrëveshjen ashtu siç premtuan.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshjen deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur nga COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron . Ju jeni shumë pranë , mos pushoni, mos zhgënjeni shqiptarët”, shkruan Kim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!