Zgjedhorja/ Kume: Mungon vullneti politik. Diçka e mirë arrihet vetëm nëse qytetarët bëhen pjesë aktive

schedule14:15 - 6 Mars, 2024

schedule 14:15 - 6 Mars, 2024

Në studion e Tirana Live, ish kreu i KQZ, Kristaq Kume komentoi edhe punën e deritanishme në komisionin e reformës zgjedhore. Kume tha se dicka mund të arrihet vetëm nëse qytetarët e marrin në dorë dhe bëhen pjesë aktive e tij.

“Nuk di të them nëse do të ketë apo jo një draft, nuk dua të bëj të keqen por nuk do kemi të paktën atë që duam të marrim. Kështu si po e zhvillon punën ky komision, i cili quhet bipartisan një krah, atë të opzotës e ka të thyer, që do të thotë për mua nuk ka mundësi të realizojë qoftë edhe për atë për të cilin është ngritur. Duhet të ketë vullnet për të qenë bashkë të dyja palët, dhe më pas të presin do bëjnë gjë apo jo.

Po diskutoj që t’i drejtohemi KQZ të na japë të drejtën të organizojmë një proces, për firmat e qyetarëve për të cuar ne pr/ligjin në kuvend për ndryshime në kodin zgjedhor për këtë cështje që është cështja më sensitive për të cilën ata që janë në komision duan ta kalojnë me zgjidhje që nuk mund të zgjidhen sepse nuk zgjidhen dot, sic thonë të bëjmë proporcional kombëtar por për ta bërë atë duhet të futen në kushtetutë.

Ajo që kërkojmë ne të bëjmë duke qenë të bindur se kjo punë nuk mund të cohet deri në fund nga vetëm partitë, por mund të arrihet dicka e mirë vetëm nëse qytetarët e marrin në dorë dhe bëhen pjesë aktive e tij” u shpreh Kume./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!