Zgjedhorja/ Bardhi: Jo tallje me teza jenisherësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë për t’u bërë deputet

schedule10:59 - 21 Mars, 2024

schedule 10:59 - 21 Mars, 2024

Një komision turpi për të cilin të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi, kështu e konsideroi Gazment Bardhi komisionin e Reformës Zgjedhore, afati i të cilit përfundon sot.

“Nuk kemi vendosur paqe se nuk kemi qenë në luftë, por në dy qëdrime të ndryshme. Ju në shkelje për të asgjesuar opozitën, dhe opozita në mbrojtje të kushtetutës. Meqë na kujtuat rikthimin, qëndrimi ynë ka qenë për një jetë normale në parlament. Koha kur ju nxisnit opozitën të bojkotonte, të digjte mandatin dhe opozita ju shkonte pas duke bojkotuar mandatin duke djegur mandatet është e shkuara e grupit të PD. E tashmja dhe e ardhmja është përballja në cdo institucion me Ramën me cdo mjet e formë.

Sa i takon zgjedhores, kthehuni në diskutimet që kemi bërë në korrik 2023. Kishte një pazar të qartë që në limitet e kohës së zgjedhjeve të ardhshme të mos i ofronin shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, që voten të mos e deformojë krimi i organizuar mos e deformojë intimidimi i punonjësve të administratës publike, ky është qëllimi që duhet të kishte ky kuvend sa i takon procesit të zgjedhores, duke reflektuar cdo rekomandimin të OSBE/ ODIHR.

I kemi thirrur si arbitër dhe duhet ti respektojmë. Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky kuvend duhet ti mbajë përgjegjës për dështimin dhe të nxisë dialogun politik për t’i dhënë qytetarëve një reformë zgjedhore kuptimplotë jo një tallje me teza jenisherësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë për t’u bërë deputet.” -tha Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!