Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, me anë të një postimi në Twitter, duke iu referuar Reformës Zgjedhore, ka deklaruar që ka ardhur koha që palët të vënë popullin e shqiptar të parin.
Këshilli Politik, thuhet në reagim, se është krijuar për të sjellë në vend reformën gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Po ashtu, në reagim theksohet se arritja e dakordësisë është e nevojshme për të çuar vendin përpara.
Postimi i plotë:
“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në #Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të cuar vendin përpara.”
Lexo edhe: Yuri Kim, mesazh të fortë partive për “Zgjedhoren”: Koha të mbani fjalën e dhënë
Këshilli Politik u krijua për të sjellë në #Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të cuar vendin përpara. https://t.co/SupnpeFh5F
— UK in Albania (@UKinAlbania) June 1, 2020
Kujtojmë këtu se një mesazh të ngjashëm ka dhënë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Me anë të një postimi në Twitter, diplomatja amerikane shkruante se ka ardhur koha që të mbahet fjala e dhënë nga palët dhe që të vihen shqiptarët të parët. /abcnews.al/