Zgjedhjet/ Yuri Kim: Do jem pjesë e ekipeve të SHBA që monitoron

schedule15:35 - 22 Prill, 2021

schedule 15:35 - 22 Prill, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas takimit me kreun e KQZ  Ilrijan Celibashin, është shprehur se ekspertët e ODHIR do të jenë prezent në të gjithë vendin  përgjatë procesit zgjedhor por edhe gjatë numërimit të votave.

Më tej Yuri Kim është shprehur se ajo vetë do të jetë pjesë e grupi të ngritur nga ambasada e SHBA për zgjedhjet.

“Ka një proces transparente dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj janë këtu për tu siguruar për këtë proces. Ekspertët janë këtu siç e dini dhe kemi 25 grupe në të gjithë vendit. Ne do të jemi me ju. ODHIR dhe ekspertët janë në vend. Unë do jemi pjese e njërit nga 25 ekipet e ambasadës së SHBA. Në të gjithë vendin për të qenë me ju ndërsa votoni, tek numërimi dhe rezultati.” tha Yuri Kim. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!