Shtetasit kosovare që jetojnë jashtë vendit votojnë sot në ambasadat e Kosovës në vendet e tyre.
Deri në orën 11:30 kanë votuar 4390 shtetas. Sipas komisionit të zgjedhjeve në Kosovë, në 30 përfaqësi diplomatike, të vendosura në 19 shtete, janë regjistruar për të votuar 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës.
Gjermania ka numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës, e pasuar nga Zvicra. Në Tiranë dhe Podgoricë nuk janë hapur qendra votimi për shkak të numrit të vogël të të interesuarve dhe distancës së shkurtër me Kosovë.




