Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet vendore të 2027/ KQZ nis punën, letër 61 bashkive të përcaktojnë qendrat e votimit

schedule14:23 - 13 Prill, 2026

schedule 14:23 - 13 Prill, 2026

Rreth një vit larg zgjedhjeve vendore, KQZ vihet në lëvizje dhe nis përgatitjet për procesin elektoral.
Përmes një shkrese dërguar Bashkive, KQZ kërkon prej tyre të përcaktojnë qendrat e votimit, duke rikujtuar se sipas Kodit Zgjedhor ato duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore. Ambienti duhet të jetë i aksesueshëm, të garantojë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për administrimin e procesit zgjedhor dhe në mbështetje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ju rikujton rëndësinë e garantimit të standardeve ligjore për ambientet ku vendosen Qendrat e Votimit (QV).

Sipas Kodit Zgjedhor, Qendrat e Votimit duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore. Ambienti duhet të jetë i aksesueshëm, të garantojë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit. Ambientet e QV-ve duhet të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme për dhomat e fshehta, vendosjen e kutive, pajisjet teknologjike, mjedise të aksesueshme për persona me aftësi të kufizuara, ndriçim të përshtatshëm dhe kushte infrastrukturore që garantojnë siguri dhe fshehtësi të votës.



Bashkitë duhet të vënë në dispozicion të KQZ-ve listën e ambienteve publike të mundshme, të sigurojnë gjendjen funksionale të tyre dhe të bashkëpunojnë për çdo modifikim të nevojshëm.Ju kërkojmë që brenda 10 ditëve nga marrja e kësaj shkrese të përcillni listën e ambienteve publike të propozuara për QV të cilat kanë votues me aftësi ndryshe / me aftësi të kufizuara, vlerësimin teknik dhe masat për përmirësim nëse është e nevojshme.” thuhet në shkresën që mban firmën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!