Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama: Ne kemi parti, nuk kemi çeta që mblidhen dhe shpërndahen sipas thirrjeve

schedule18:15 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 18:15 - 13 Dhjetor, 2022

Më 14 maj 2023 shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakët. Kryeministri Rama mblodhi ditën e sotme në orën 16:00 drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së.

Në përfundim të takimit, në një deklaratë për mediet, kryeministri bëri me dije se ka filluar periudha e reflektimit strategjik të fitores.



I pyetur nëse PS ka gati kandidatët, me nota humori kryeministri u përgjigj se kanë gati patronazhistët dhe kjo është më e rëndësishme.

Rama: Kemi gati patronazhistët kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne e kemi praktikën të konsoliduar, bëjmë konsultim të kryqëzuar, konsultimin me partinë sepse ne kemi parti, nuk kemi çeta që mblidhen dhe shpërndahen sipas thirrjeve. Me komunitetin përmes anketimeve dhe sondazheve, me vlerësimin e perfromancës së kryetarëve aktualë sepse jemi në një pozitë shumë specifike. Duke pasur të gjitha bashkitë kemi një analizë performance të të gjitha bashkive. Natyrisht edhe me opinionin e kryesisë së partisë.

Aktualisht PS-ja ka 60 bashki, me përjashtim të Shkodrës e cila drejtohet nga demokrati Bardh Spahia./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!