Zgjedhjet vendore, Salianji: I bindur që PD do të dalë me kandidatë të përbashkët, në të kundërt përgjegjësia bie mbi drejtuesit

schedule13:50 - 4 Tetor, 2022

schedule 13:50 - 4 Tetor, 2022

Deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, ka folur edhe për përgatitjet që opozita po bën për zgjedhjet vendore të 2023. Pavarësisht se PD është e ndarë aktualisht, Salianji deklaroi se është i bindur se opozita do të dalë me kandidatë të përbashkët.

Sipas tij, nëse PD do të dalë me dy kandidatë ata që kanë role drejtuese do të mbajnë përgjegjësi përballë demokratëve.

Ndërsa, sa i përket çështjes që ndodhet aktualisht në Apel për drejtimin e PD-së, deputeti demokrat tha se gjykata duhej ta kishte përshpejtuar vendimin.

“Gjykata duhej të përshpejtonte vendimin, duke qenë se bëhet fjalë për gjithë funksionin e institucioneve dhe opozitën, por përtej kësaj çështja e PD është një çështje që zgjidhet me vullnetet e përfaqësuesve të saj, barra më e madhe do jetë për ata që e drejton, ata kanë detyrimin të japin zgjidhje dhe të dalin me një kandidat, çdo devijim për interesa personal, këtu do jemi dhe do ta komentojmë. Do jenë përgjegjës para demokratëve duke i ulur vlerën përballjes me kundërshtarin politik që është Edi Rama. Unë jam i bindur që PD dhe opozita në tërësi do dalë me një kandidat. Do bëj çdo përpjekje për të pasur një kandidat. Nuk bëj më asnjë beteje për të bërë garë se kush prej karrierave do akumulojë ndonjë kapital të vogël politik për të tenderuar pastaj brenda opozitës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!