Në qendrën e numërimit në Delvinë janë regjistruar incidente gjatë numërimit të votave.
Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.
Fillimisht diskutimi ka nisur mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinës, për shkak të zhurmës së krijuar, pasi brenda ambienteve ndodheshin shumë persona.
Por gjithashtu sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false dhe kjo ka përforcuar edhe më shumë debatin mes tyre.
/abcnews.al/