Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi, ku edhe po zhvillon takimin e radhës me shqiptarët në Athinë.
Taulant Balla në hapje të fjalës, falënderoi emigrantët shqiptarë për mikpritjen. Gjithashtu Balla u shpreh se “brenda këtij mandati do të mbyllet marrëveshja për pensionet me Greqinë”.
“Brenda këtij mandati do të mbyllim marrëveshjen për pensionet me Greqinë. Ky takim sot ka një vlerë të veçantë. Sot këtu nuk kemi dallime. Këtu sot me ne, kanë ardhur jo vetëm socialistët, por kanë ardhur edhe demokratët. Prandaj motra e vëllezër këto 65 mijë zemra që u regjistruan për të votuar, ju themi votoni numrin 5. Vetëm pesën. Partinë Socialiste me Edi Ramën”, tha ndër të tjera Balla.