Zgjedhjet rajonale, nis votimi në territoret e aneksuara nga Rusia

schedule14:08 - 31 Gusht, 2023

schedule 14:08 - 31 Gusht, 2023

Rusia ka nisur sot votimet e parakohshme në territoret ukrainase që ka marrë në kontrollin e saj, si pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen në disa rajone të Rusisë më 10 shtator, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Moska zotëron pak më pak se 20% të territorit ukrainas: Krimenë, të cilën e aneksoi në 2014, si dhe pjesën më të madhe të Oblastit të Luhanskut dhe pjesë të Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson.

Zgjedhjet në këto zona, të cilat Ukraina i ka dënuar, do të mbahen më 10 shtator, por autoritetet pushtuese kanë filluar votimet nga sot në rajonet e Donetsk dhe Zaporizhia dhe nga 2 shtatori në ato të Kherson dhe Luhansk.

Pavarësisht sanksioneve të shumta perëndimore, Rusia shpalli aneksimin e këtyre territoreve në shtator 2022 pas procedurave që Moska i përshkroi si “referendume”. Komuniteti ndërkombëtar nuk i ka njohur rezultatet e tyre.

Shumë rajone ruse do të votojnë gjithashtu më 10 shtator për të zgjedhur guvernatorët, deputetët rajonalë apo edhe këshilltarët e qytetit.

Praktikisht nuk ka asnjë opozitë në këto zgjedhje, pasi autoritetet ruse janë angazhuar në një fushatë për të heshtur çdo zë kritik, veçanërisht ata që kritikojnë pushtimin e Ukrainës.

Figurat më të shquara të opozitës në vend janë ose në burg ose jetojnë në mërgim të vetë-imponuar në vende të tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!