Zgjedhjet presidenciale, Talat Xhaferi: Nuk do të jem pjesë e fushatës

schedule17:16 - 2 Prill, 2019

schedule 17:16 - 2 Prill, 2019

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ,deklaroi se zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit do të jenë një sfidë për pjekurinë e kandidatëve dhe të forcave politike. Ai në një intervistë për Televizionin Klan Maqedoni tha se për shkak të postit që mban, nuk ka nuk do të jetë e kësaj fushate elektorale.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha të hënën për Televizionin Klan se mbarëvajtja e procesit zgjedhor do të jetë në funksion të përshpejtimit të aderimit në familjen evropiane.

“Kanë peshë dhe rëndësi të veçantë këto zgjedhje për faktin se sugjerohet dhe është kërkesë e Uniponit Europian që zgjedhjet të jenë të lira, të ranueshme nga të gjithë, të drejat dhe të mundet të poentohet edhe një segment i asaj çka është rrugëtimi ynë për aderim në Unionin evropian”, tha ai.

I pyetur se a mendon që mund të damkosin procesin zgjedhor qëndrimet katërcipërisht të kundërta të kandidatëve lidhur me proceset që çuan shkurtimin e rrugëtimit drejt NATO-s e BE-së, Xhaferi tha se pret që zgjedhjet, përkundër dallimeve, të jenë konform standardeve ndërkombëtare.

“Në sistemet demokratike shumë partiake të ketë kandidatë më tepër dhe normale është të mos jenë i të njëjtit qëndrim. Por mbi të gjitha mendoj se kandidatë do t’i përmbahen kodeksit të cilën ditën e djeshme e kanë nënshkruar për fushatën me të cilën do paraqitetn para qytetarëve”, tha kreu i Kuvendit.

Numri një i kësaj legjislature parlamentare, ka komentuar edhe mundësinë që në raundin e dytë të mos arrihet censusi prej 40 për qind i daljes së qytetarëve në vendvotime. Në këtë rast, shpjegon ai, ndodh përsëritja e gjithë procesit zgjedhor, ndërsa konform Kushtetutës, është kryeparlamentari, ai që përkohësisht merr timonin e shtetit.

“Në situata kur nuk ka kryetar shteti më 5 Maj, detyrën e tij e ushtron kryetari i Parlamentit për aq kohë sa duhet të zgjasë procedura e rizgjedhjes së kryetarit të ri”, tha ai.

Duke komentuar përplasjen në distancë me ministren e Drejtësisë për mundësinë e mbledhjes së Kuvendit, në rast të arritjes së pëlqimit për ligjin e debatueshëm për Prokurorinë Publike, Xhaferi ritheksoi se do të mundohet të ndjekë praktikën e deritashme që të mos ketë seancë, për shkak të, siç tha, bartjes së fushatës në parlament.

“Kjo është çështje e praktikave paraprake. Janë situata që Kushtetuta sanksionon që parlamenti është në seancë ë pandërpre, në kuptimin e asaj çka janë kompetencat e parlamentit për situata emergjente, urgjente. Është bërë praktikë që në fushatë parazgjedhore 20 ditë të mos bëhet parlament që fushata mos të mbartet në parlament”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit bëri publik vendimin e tij se për shkak të postit që ushtron, për shkak se nga momenti i ardhjes në ballë të parlamentit i ka pushuar aktivitetet partiake, nuk do to jetë pjesë e kësaj fushate presidenciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!