Garës presidenciale në Ukrainë i është bashkuar dhe një aktor komik. Por çudia qëndron në faktin se sipas sondazheve të fundit ai është më i votuari dhe ka shumë mundësi për të fituar.
Aktori komik Volodimir Zelenski është shumë i famshëm aktualisht në Ukrainë, dhe jo vetëm falë profesionit të tij. 41-vjeçari, protagonist i garës presidenciale, të parashikuar për në 31 Mars, në fakt renditet i pari në sondazhe, pavarësisht se nuk ka asnjë eksperiencë politike.
Para gazetarëve ai shprehet se fytyra e tij është e re, nuk ka qenë asnjëherë në politikë, punët e tij janë të pastra, në televizion dhe kinema. Sipas tij njerëzit e njohin mirë dhe mund ta identifikojnë veten tek ai
Për momentin, sipas një sondazhi të fundit, Zelenski mund të kalojë pa asnjë problem në balotazh, duke lënë pas rivalët kryesorë: presidentin në largim Petro Poroshenko, dhe ish kryeministren Julia Timoshenko. Ndërkohë që ka shumë gjasa që të mund të fitojë dhe në raundin përfundimtar në 21 Pril.
Në një seri shumë të famshme në Ukrainë, si për ironi të fatit Zelenski interpreton një presidenti të ndershëm që lë pas me shumë mençuri rivalët e tij./abcnews.al