Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kamala Harris dhe Donald Trump luftojnë “kokë më kokë” në 3 shtete kryesore

schedule10:56 - 5 Shtator, 2024

schedule 10:56 - 5 Shtator, 2024

Disa mijëra votues pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, vetëm dy muaj para zgjedhjeve, sipas një sondazhi të CNN që tregon Kamala Harris dhe Donald Trump ‘kokë më kokë’ në të paktën tre shtete kyçe.

Dy kandidatët janë ende në garë për të tërhequr votues të rinj, ndërsa shtetet vendimtare duket se janë Nevada, Xhorxhia dhe Pensilvania, me këtë të fundit që duket se do të vendosë fituesin.

Trump vizitoi kryeqytetin e Pensilvanisë, Harrisburg të mërkurën për një intervistë të moderuar nga prezantuesi i Fox News, Sean Hannity dhe mori pyetje nga audienca. Pikëpamjet konservatore të spikerit e kanë bërë atë të preferuarin e shpeshtë të kandidatit republikan.

Nga ana tjetër, Harris ishte të mërkurën në New Hampshire dhe e fokusoi vizitën e saj në bizneset e vogla dhe të mesme. Në këtë shtet, i cili zakonisht voton demokrat, zëvendëspresidentja amerikane shkoi në një kopsht birre të themeluar nga dy gra.

Kandidatja 59-vjeçae u zotua të rrisë dhjetëfish kredinë e taksës së biznesit të vogël nga 5,000 dollarë në 50,000 dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!