Sipas rezultateve të sondazhit të kësaj jave në Fox News, Joe Biden gëzon besimin e 48 % të atyre që do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ndërsa presidenti aktual Donald Trump mbështetet nga 40 % e të anketuarve.
Në të njëjtën kohë, sipas rezultateve mesatare të të gjitha sondazhet, të cilat të paktën pjesërisht mbulojnë këtë javë, demokrati Biden, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, do të merrte 48 për qind të votave, ndërsa republikani Trump do të merrte 41 për qind.
Trump tani gëzon pothuajse të njëjtën përqindje të mbështetjes si në fund të majit 2016, pra vetëm rreth 0.4 për qind më pak se në të njëjtën periudhë katër vjet më parë.