Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ Arbër Ademi: Bëmë një fushatë europiane dhe pozitive

schedule19:40 - 24 Prill, 2024

schedule 19:40 - 24 Prill, 2024

Arbër Ademi nga BDI pas përfundimit të procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe se kanë bërë një fushatë evropiane. Gjithashtu Ademi i falënderoi partnerët e koalicionit.

“Kemi pasur ditë të qetë në të cilën qytetarët patën mundësi të zgjedhin opsionin e tyre, ky është thelbi i demokracisë që qytetarët të vendosin për vete. Falënderoj pjesëtarët e koalicionit dhe të gjithë ata që na votuan. Sot qytetarët dhanë vullnetin e tyre, ndërsa neve na mbetet ta zbatojmë atë”, tha mes tjerash Arbër Ademi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!