Kandidati për president i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, fiton bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, sipas rezultateve preliminare.
Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 89,3 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,1 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 39,9 për qind.
Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind.
Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 89,9 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 58,1 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviç 41,9.
Më herët është bërë e ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.r.t/abcnews.al