Zgjedhjet presidenciale/ Harris mesazh Trump: Ne u detyrohemi votuesve që të kemi një debat tjetër

schedule22:50 - 12 Shtator, 2024

schedule 22:50 - 12 Shtator, 2024

Kandidatja demokrate Kamala Harris ka dalë në skenë në mitingun e saj të fushatës në Charlotte, Karolina e Veriut.

Ajo hyn në Freedom nga Beyonce, kolona zanore e fushatës së saj dhe brohoritje të forta nga turma.

“Mirë, kemi pak punë për të bërë. Mendoj se i detyrohemi votuesve që të kemi një debat tjetër, u shpreh Harris,

Komenti i saj vjen pasi Donald Trump përjashtoi mundësinë e një debati të dytë në një postim të Truth Social.

“Ndërsa Donald Trump po përpiqet ta tërheqë kombin tonë prapa, ne po luftojmë për një të ardhme me kujdes të përballueshëm për fëmijët, leje me pagesë dhe kujdes shëndetësor të përballueshëm”, shton ajo.

Harris vazhdon duke përmendur një sërë politikash, duke përfshirë ndërtimin e një “ekonomie të mundësive”, zbritjet e taksave për bizneset e vogla dhe rivendosjen e lirive riprodhuese.

/abcnews.al