Zgjedhjet presidenciale amerikane 2020, ish deputeti O’Rourke tërhiqet nga gara

schedule11:27 - 2 Nëntor, 2019

schedule 11:27 - 2 Nëntor, 2019

Ish deputeti i Teksasit Beto O’Rurk ka vendosur të tërhiqet nga gara për në Shtëpinë e Bardhë. Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter, ai konfirmoi vendimin duke shtuat se fushata e tij elektorale gjithnjë është përqendruar tek e folura me ndershmëri dhe veprime të vendosura.

Për këtë arsye ai theksoi se shërbimi i tij për vendin nuk do të jetë si kandidat apo i emëruar. Mediat amerikane e komentuan si një vendim të pritshëm pasi fushata e tij elektorale nuk kishte qenë asnjëherë në lartësinë e kandidatëve të tjerë. /abcnews.al