Zgjedhjet presidenciale amerikane 2020, Bloomberg: Nuk do garoj

schedule11:51 - 6 Mars, 2019

schedule 11:51 - 6 Mars, 2019

Majkëll Blumberg ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut deklaroi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-ës. Por, ai premtoi se do të organizojë dhe financojë opozitën me qëllimin e vetëm për të mundur Donald Tramp.

Pas tërheqjes së Hilari Klinton, dhe ish kryebashkiaku i Nju Jork, Majkëll Blumberg, deklaroi se nuk do të kandidojë për zgjehdjet presidenciale të 2020-ës. Sipas raportimit të Nju Jork Tajms, Blumberg në vend që të sfidojë në mënyrë të drejtpërdrejtë Donald Tramp, ka vendosur të përdorë pasurinë e tij për të ndaluar axhendën e presidentit. Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut do të marrë pjesë aktivisht në zgjehdjet e vitit të ardhshëm duke organizuar dhe financuar opozitën ndaj Tramp.

Blumberg përsëriti dhe njëherë më shumë se sipas tij Tramp është një kërcënim për vendin, dhe fushata e tij do të ketë si objektiv zhvendosjen e shteteve të bashkuara të amerikës sa më shpejt të jetë e mundur larg naftës dhe gazit, duke e afruar me objektivin e një ekonomie 100 për qind të mbështetur në energinë e pastër.

Ai theksoi se dhe pse nuk ka nder më të madh se sa të shërbesh si president, detyra e tij si qytetar është që të ndihmojë vendin në mënyrën më të mirë të mundur. Blumberg u shpreh I bindur se do të mundte Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme, por do e kishte vështirë të merrte emërimin në kampin democrat pasi ka shumë kandidatë.

Zgjedhjet paraprake demokrate do të nisin në janar të 2020-ës dhe do të zgjasin disa muaj. Shteti i parë që do të zgjedhë është AJoua. Qytetarët do të votojnë delegatët të cilët në konventën përfundimtare të partisë do të vendosin se cili do të jetë kandidati. Për momentin kandidatët që kandidojnë zyrtarisht janë ish zv/presidenti Xho Bajden, Elizabet Uoren, Kamala Haris, socialisti Berni Sanders por dhe Kirsten Gillibrand. Flitet shumë dhe për figurën në ngritje  të demokratëve Beto O’Rourke. Ndërsa mbetet ende një mundësi një kandidim i mundshëm i ish-zonjës së parë Michelle Obama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!