Zgjedhjet përçajnë Komunitetin Mysliman

schedule21:29 - 2 Mars, 2019

schedule 21:29 - 2 Mars, 2019

Zgjedhjet për kreun përçajnë Komunitetin Mysliman Shqiptar. Njëri nga kandidatet në garë, myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha se Bujar Spahiu, që mori drejtimin e Komunitetit, u zgjodh nga gylenistët.

Ish-nënkryetari Bujar Spahiu merr drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Zgjedhjet e nxorën atë fitues përballë myftiut të Tiranës Ylli Gurra, një nga tre kandidatët e mbetur në garë pas tërheqjhes së ish-kreut Skënder Bruçaj dhe myfiut të Kukësit, Islam Hoxha. Por edhe pse ka në krye një emër të ri, komuniteti Mysliman doli i përçarë ga këto zgjedhje. Pas daljes së rezultateve Ylli Gurra foli për interesa të errëta që ndikuan në proces.

Por në fjalët e para menjëherë pas kurorëzimit si kryetar për një mandat 5-vjeçar, Bujar Spahiu garantoi ruajtje të unitetit dhe traditës në drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Kontestimi i zgjedhjeve nga një prej kandidatëve e vë Spahiun përballë një misioni të vështirë, atë për  të shuar përçarjet e krijuara ne Komunitetin Mysliman nga zgjedhja e tij. Në votimin për kreun e Komunitetit Mysliman morën pjesë 87 anëtarë. Bujar Spahiu arriti në marrë 59 vota, Ylli Gurra 26 vota ndërsa myftiu i Lushnjes, mori vetëm 2 vota. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!