Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dy orë pas nisjes së procesit zgjedhor përmes të dhënave të para që ka përpiluar në lidhje me pjesëmarrjen, njofton se deri në orën 08:00, vetëm 1.29 përqind e votuesve kanë votuar.
Nga shifra e KQZ duket se pjesëmarrja e deritanishme e qytetarëve në këto zgjedhje lokale është e ulët, por pritet për të parë në vijim nëse do të dalje masive të qytetarëve nëpër qendrat e votimit.
Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC News se në lidhje me problematikat e raportuara nga shumë qendra votimi për mosfunksionimin e pajisjes së identifikimit, Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk ka bërë një panoramë të përgjithshme në rang vendi.
Sipas informacioneve mësohet se një ndër shkaqet kryesore në lidhje me këtë është mungesa e teknikëve për përdorimin e pajisjes./abcnews.al