Zgjedhjet për Kreun e Komunitetit Mysliman/ Një pjesë e besimtarëve tubim para godinës: Të kapur nga Shoqata Gyleniste

schedule11:25 - 2 Mars, 2024

schedule 11:25 - 2 Mars, 2024

Këtë të shtunë po zhvillon zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Votimi po mbahet në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Ndërsa kandidatë janë kryetari aktual Bujar Spahiu, i cili po kandidon sërish pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit. Sakaq, janë 97 anëtarë të komunitetit që pritet të votojnë për këtë post.

Paralalelisht me zgjedhjet po zhvillohet një tubim, ku një pjese e besimtarëve myslimanë në këtë mënyrë i kontenstojnë zgjedhjet. Gazetarja Ema Shazivari raporton se ata akuzojnë komunitetin Mysliman, që është kapur nga Shoqata Gyleniste, që ata po e kundërshtojnë.

Ndërkohë mbajnë në duar pankarta me thirrje për pakënaqësi. Ky tubim është njoftuar edhe më herët, duke njoftuar edhe policinë e shtetit të marrë masa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!