Zgjedhjet/ Patozi: Në Tiranë gara pa rivalitet. Berisha-Meta përgjegjës, por edhe PD zyrtare

schedule11:55 - 6 Prill, 2023

schedule 11:55 - 6 Prill, 2023

“Gara e kryeqytetit është busulla e orientimit të shoqërisë drejt faktorëve politikë,”- kështu u shpreh ish-kreu i ‘Bindjes Demokratike’, Astrit Patozi për studion e Tirana Live, në ABC News.
Ndër të tjera Patozi tha se gara e Tiranës në këto zgjedhje është gara më parivalitet.

“Gara e kryeqytetit, është busulla e orientimit të shoqërisë drejt faktorëve politike. Shpreh keqardhje të thellë, që për fat të keq gara e Tiranës është gara më parivalitet.

Këtë e tregojnë sondazhet, por edhe atmosfera politike që ndjehet për ata që dinë të lexojnë pas rreshtave. Ne mund të kemi garë në shumë qytete të tjera, por kjo për fat të keq nuk ka për të ndodhur në Tiranë.

Bëj përgjegjës për këtë koalicionin e Berishës dhe Metës, po edhe PD në vecanti që është shkaktarja kryesore e uljes së pritshmërive të opozitës në kryeqytet.’ tha Patozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!