Zgjedhjet pas 10 ditësh, zyrtarizohen 3 kandidatët për president te Barcelona

schedule15:41 - 14 Janar, 2021

schedule 15:41 - 14 Janar, 2021

Pas 10 ditësh është programuar të zhvillohen zgjedhjet për president të Barcelonës, teksa sot janë shpallur kandidatët zyrtarë. Joan Laporta. Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët, njëri prej të cilëve do të ketë mundësinë të drejtojë klubin në mandatin e ardhshëm.

Të tre janë presidentët, që arritën të plotësojnë numrin e firmave të nevojshme mbështetëse, tesa i vetmi, që e kali shifrën e 10 mijë të tillave ishte Joan Laporta. Ky i fundit cilësohet edhe si kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet.

 

Victor Font

Jo shumë pas qëndron Victor Font, biznesmen me reputacion të madh në Spanjë. Në fazën e parë të garës ishin plot 9 pretendentë për të zyrtarizuar kandidaturën për president.

 

Emili Rousand ishte pranë arritjes së firmave, por në fund nuk ia arriti dhe të japë dorëheqjen. Jordi Farre, Augusti Benedito, Xavi Vilajona, Lluis Fernadez and Pere Riera nuk mundën të arrijnë shifrën e 2,257 firmave të anëtarëve për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në zgjedhje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!