Qytetarët zviceranë po votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri. 6 shqiptarë janë midis kandidatëve që synojnë të marrin mandatet.
4652 kandidatë garojnë në zgjedhjet parlamentare në Zvicër, për 200 vendet në Dhomën Nacionale dhe 46 në Senat. Ky është numri më i madh i kandidatëve që kanë kandiduar deri tani në zgjedhjet zvicerane.
Midis tyre, janë edhe 6 shqiptarë që garojnë për parti të ndryshme në kantonet e Lucernës, Sent Gallen, Zyrihut dhe Baselandit.
Në Zvicër jetojne rreth 200 mijë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut./abcnews.al