Zgjedhjet parlamentare në Suedi, BE pret me shqetësim rezultatin

schedule17:24 - 9 Shtator, 2018

schedule 17:24 - 9 Shtator, 2018

Bashkimi Europian po ndjek me shqetësim zgjedhjet parlamentare në Suedi, ku nacionalistët anti BE dhe anti emigrantë pritet të marrin rreth 20 për qind të votave. Dhe pse nuk do të mund të jenë pjesë e qeverisë ata do të mund të drejtojnë disa nga komisionet më të rëndësishme parlamentare.

Votohet në Suedi për rinovimin e parlamentit. Integrimi dhe sistemi shëndetësor kanë qenë temat kryesore të fushatave elektorale ku liderët e partive u përpoqën të bëjnë për vete 7.5 milionë të pavendosurit, që përbëjnë një të katërtën e zgjedhësve. Rezultati i zgjedhjeve do të masë avancimin e së djathtës sovraniste që po përpiqet të lërë prapa modelin e socialdemokracisë që po qeveris vendin skandinav prej një shekulli.
As blloku i kryeministrit socialdemokrat në largim Stefan Löfven dhe as aia i konservatorit Ulf Kristersson duket se nuk do të arrijnë të marrin mazhorancën në parlament. Sipas të gjitha sondazheve secilit prej tyre do i duhet të kërkojnë aleatë.

Pjesa më e madhe e sondazheve i premton të djtahtës nacionaliste të demokratëve suedezë, që drejtohen nga 39 vjeçari Xhimi Akesson, 20 përqind të votave. Sipas analistëve në vend, partia nacionaliste do të shënojë rrithje falë qëndrimit të saj anti emigrant dhe anti BE, por gjithësesi nuk do të arrijë të qeverisë. Partitë e tjera kryesore duke filluar nga socialdemokratët kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me ta. Por avancimi do i vendosë në një pozitë të fortë dhe për sa i përket institucioneve, me perspektivën për të drejtuar disa nga komisionet parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!