Zgjedhjet parlamentare në Serbi/ Presidenti Begaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë në votime

schedule11:44 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 11:44 - 16 Dhjetor, 2023

Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocit të votojnë ditën e dielë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Sipas kreut të shtetit, vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve mund të arrihen këto të drejta.

Postimi i plotë:

Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.

Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!