Zgjedhjet parlamentare në Francë/ Canaj: Ishin befasi, shkak mund të jetë heterogjeniteti në vend

schedule16:47 - 8 Korrik, 2024

schedule 16:47 - 8 Korrik, 2024

Në Francë pritet të nisin negociatat për formimin e Qeverisë së re, teksa vendi po përballet me një Parlament “të varur”, pas rritjes së papritur të bllokut të krahut të majtë në zgjedhjet e së dielës, që bllokoi përpjekjen e ekstremit të djathtë të vijë në pushtet.

Rezultatet e zgjedhjeve ishin një goditje e madhe për presidentin francez, Emmanuel Macron, duke paralajmëruar një periudhë të paqëndrueshmërisë politike vetëm disa javë para se Parisi të jetë mikëpritës i Lojërave Olimpike.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “Ballkan Update”, diplomati Blerim Canaj, e konsideroi këtë rezultat një befasi. Ai theksoi se mund të ketë ndodhur për shkak të heterogjenitetit në Francë, edhe shumicës së votuesve me të drejtë vote, të cilët janë emigrantë.

Sipas Canajt, Franca mendoi që edhe me këtë revolucion, do të vazhdojë të njëjtën politikë të jashtme, të cilën e ka pasur Macron, për shkak se nuk ka të bëjë me një strukturë politike antieuropiane.

 “Edhe për mua ishte goxha befasi. Mirëpo, ja që ndodhi befasia, është ndoshta për shkak të heterogjenitetit në Francë, edhe shumicës së votuesve me të drejtë vote, të cilat janë dhe emigrantët. Tani nëse flasim për impaktin, duke ditur dhe rëndësinë e Francës për Bashkimin Europian dhe në një farë gare të padeklaruar me Gjermaninë, se kush do të jetë faktor në shumë çështje. Natyrisht që ka rëndësi, edhe natyrisht Franca mendoi që edhe me këtë revolucion, do të vazhdojë të njëjtën politikë të jashtme, të cilën e ka pasur Macron, për shkak se nuk kemi të bëjmë me një strukturë politike antieuropiane. Duke pasur parasysh këtë, atëherë është një strukturë, e cila me siguri do të tentojë që të largojë ato probleme që janë pjesë e Europës dhe sidomos në Ballkan.

Nuk guxoj të flasë për ndonjë strategji të mundshme, që do të ndjekë ky koalicion, por së bashku me Gjermaninë do të vazhdojnë ta ndjekin të njëjtin kurs. Por tani kemi dhe një çështje tjetër që në shtete të ndryshme europiane, edhe më tutje ka rrezik që të marrin pushtetin disa ekstreme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!