Zgjedhjet ose testi i asgjësë

schedule09:45 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:45 - 1 Shkurt, 2022

Nga Edi Oga

Në 6 Mars zhvillohen zgjedhjet lokale në 6 bashki të Shqipërisë. Të marra së bashku, ato përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme.

Për këto zgjedhje duken të interesuara vetëm partitë e opozitës. Partia në pushtet nuk duket të ketë as minimumin e shqetësimit dhe mobilizimit të zakonshëm para elektoral.

Ajo është e bindur se do të fitojë në çdo bashki pa më të voglin mundim, madje nëse këto zgjedhje do të shërbenin për të testuar diçka, atë po e bën partia socialiste për të testuar nivelin e përçarjes dhe të pafuqisë elektorale së opozitës.

E vetmja mënyrë që Partia Socialiste të mos fitojë në ndonjë nga këto bashki, është të mos paraqesë fare kandidat. Në të kundërt, vetëm votat e kushërinjvë të kandidatit socialist do të ishin më të shumta në numër sesa ato të votuesive të përçarë e të dekurajuar të fraksioneve të partive opozitare.

Partia Demokratike që ruan vulën dhe selinë, po e mendon seriozisht mospjesëmarrjen. Humbja (e pashmangshme) do të ishte një tjetër rast për të ri-etiketuar humbës serial kryetarin në detyrë.

Këto zgjedhje duket se nuk do të provojnë asgjë që nuk e dimë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!