Qytetarët vlonjat ushtruan të dielen të drejtën e tyre për të votuar në 449 qendra votimi në të gjithë qarkun, ku nga rezultatet përfundimtare PS triumfoi me më shumë se 53,000 vota. Partia Demokratike u rendit si forcë e dytë me 24,134 vota. ‘Shqipëria Bëhet’ e Lapajt u rendit e treta me 4905 vota.
E konvertuar në mandate, 9 mandate i takojnë socialistëve dhe 3 mandate janë për demokratët. Ndërkohë partitë e tjera nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë mandat apo ‘ulëse deputetësh’ në kuvendin shqiptar.
Puna vijon në Vlorë me numërimin e votës së Diasporës, si dhe me numërimin e votave preferenciale të kandidatëve në garën e listave të hapura.
Në kahun mazhoritar, kryeson si më i votuari Damian Gjiknuri me 6,990 vota, i pasuar nga Ardit Bido me 6,506 vota. Në vend të tretë renditet deputeti Vullnet Sinaj me 5,453 vota, dhe në vend të katërt Vasil Llajo me 4,769.
Nisur nga 9 mandatet e PS për Vlorë, kandidatët favorit për të marrë mandatin e deputetit nga lista e hapur janë Damian Giiknuri, Ardit Bido, Vullnet Sinaj, Vasil Llajo, Brunilda Mersini.
Në kahun opozitar demokrat, kryeson Petraq Gjikuria me 3,255 vota. I ndjekur nga Matilda Qurku me 2,766 vota, dhe i treti Artan Liçaj me 2,093 vota.
Me interest të lartë pritet edhe vota e Diasporës ku numërimi vijon ende dhe nga rezultatet paraprake të nxjera nga numërimi i 3937 zarfeve, renditet e para PS me 2312 vota, PD me 630 vota dhe Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ me 476 vota.
/ abcnews.al